Futboll

Mançini publikon listën e Italisë për Final Four në Ligën e Kombeve

Gazeta Si - Roberto Mançini ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për ‘Final Four’ të Ligës së Kombeve. Ndonjë surprizë dhe disa konfirmime në zgjedhjet e trajnerit të Italisë. Për herë të parë në kombëtaren italiane është thirrur Federiko Baskiroto, ndërkohë që rikthehen Manuel Lokateli, Matia Xakanji dhe Nikolò Xaniolo.

Mes mungesave të rëndësishme do të jenë Sandro Tonali dhe Xhorxhio Skalvini, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit Nikolato për Europianin U-21. Nuk janë në listë lojtarët e Interit dhe Fiorentinës, të impenjuar në finalet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës.

Italia pershendet tifozet pas ndeshjes me Angline. Gazeta Si, 30 maj 2023

Në fillim është gjysmëfinalja ndaj Spanjës të enjten e 15 qershorit. Për atë ndeshje trajneri Maçini duhet të "presë" 3 nga 26 të grumbulluarit.

Lista e të grumbulluarve të Italisë
Portierë:
Gianluigi Donnarumma (Paris Saint Germain), *Alex Meret (Napoli), Guglielmo Vicario (Empoli);
Mbrojtës: Federico Baschirotto (Leçe), Leonardo Bonuçi (Juventus), Alessandro Buongiorno (Torino), *Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Alessandro Florenzi (Milan), Federico Gatti (Juventus), Leonardo Spinazzola (Roma), Rafael Toloi (Atalanta);

Mesfushorë: Bryan Cristante (Roma), Davide Frattesi (Sassuolo), Jorginho (Arsenal), Manuel Locatelli (Juventus), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Monza), Marco Verratti (Paris Saint Germain), Nicolò Zaniolo (Galatasaray);
Sulmues: Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Chiesa (Juventus), Wilfried Gnonto (Leeds), Ciro Immobile (Lazio), *Giacomo Raspadori (Napoli), *Mateo Retegui (Tigre), Mattia Zaçagni (Lazio).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë