Futboll

Manchester, një qytet në krizë

Manchester United pësoi humbjen e 7 këtë sezon në Premier League, falë dygolëshit të Jean-Philippe Mateta në pjesën e dytë në “Old Traford”. Ndërsa Arsenal shkatërroi Manchester City-n 5-1 duke regular se lufta për titull në Premier League është ended larg fundit të saj. Me problemet që po kalojnë “Djajtë e Kuq” të gjithë prisnin reagimin në shtëpi dhe pak besonin se miqtë e Crystal Palace do të hapnin sfidën në pjesën e dytë falë Mateta që po kalon formën e tij më të mirë që nga mbërritja e Oliver Glasner në drejtimin. Akoma më e pabesueshme panorama pas golit të dyytë të francezin në Teatrin e Endërrave.

Philippe Mateta, feston golin e 1-rë ndaj Manchester United

Man Utd ka fituar 4 nga 13 ndeshjet në Premier League nën drejtimin e Ruben Amorim që prej muajit Nëntor 2024 si dhe kanë pësuar 22 gola, 6 më shume sec kanë shënuar me portugezin në stol. Kjo humbje barazoi rekordin negativ të vendosur në sezoni 2013-14. Për të fundit herë, United ka pësuar më shuë humbje në shtëpi në sezoni e largët 1962-63 (9). Nga starti I sezonit të kaluar vetëm Wolverhampton (16) ka humbur më shumë ndeshje në shtëpi se Manchester United (13).

Lewis-Skelly pas Goliath të 3-të që shënoi ndajnë Manchester City-t

Kilometra larg nga Teatri i ëndërrave, Arsenal shtoi dozat e dëshpërimit në qytet pas shkatërrimit që i bëri Manchester City-t pas një pjese të dytë brilante në “Emirates Stadium” duke i dërguar një sinjal Liverpool-it për titullin në Premier League. Fitorja 5-1 ndaj kampionëve në fuqi ishte një revansh pas barazimit 2-2 më herët në “Etihad Stadium”. Kjo fitore e con serinë pa humbje të Arsenal në Premier League në 14 ndeshje (9 fitore 5 humbje) duke fituar më shume pike se cdo skuadër tjeter pas raundit të 11 (32 në total). “Gunners” vendosën një seri të tillë për të parën herë nën drejtimin e  Mikel Arteta, duke barazuar serinë e vendosur nga Gushti në Dhjetor të vitit 2018 kur drejtoheshin nga Unai Emery.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë