Futboll

Mançester Junajtid, ofertë 92 milionë euro për bomberin Herri Kejn

Gazeta Si – Në fillim Real Madrid, më pas Bajern Mynih dhe tani Mançester Junajtid. Klubet më të mëdha të Europës duan kapitenin e Totenhemit dhe Anglisë, Herri Kejn.

Sulmuesi anglez në fund të sezonit ka shumë mundësi të largohet nga Totenhemi pas shumë vitesh. Sipas asaj që bën me dije ‘The Telegraph’, Mançester Junajtid ka gati një ofertë joshëse prej 92 milionë eurosh. Trajneri ten Hag kërkon patjetër një sulmues kalibiri dhe Kejn është një i tillë.

Herri Kejn, kapiteni i Totenhemit. Gazeta Si, 25 prill 2023

Shifra e përmendur më sipër do të ishte e parezistueshme për klubin londinez, duke qenë se kontrata e tij me Totenhemin skadon më 30 qershor 2024. Kejn do të ishte profili adapt për ‘Djajtë e kuq’, pasi gjithë karrierën ka luajtur në Premier Ligë.

Tani mbetet të shihet dëshira e vetë lojtarit, i cili ka luksin të zgjedhë mes shumë ofertash. Nëse do të qëndrojë në ishull, Mançester Junajtid ia plotëson kushtet, nëse do të largohet nga Anglia, destinacioni më i mundshëm do të ishte Reali.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë