Sociale

Manastirliu: Vijnë sot 7020 doza nga Pfizer, hapim Spitalin e Shkodrës dhe Durrësit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me Covid-19, për qytetin e Durrësit dhe të Shkodrës fillimisht.
“Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reaminacione. Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”, deklaroi Manastirliu.
Gjithashtu, Ministrja Manastirliu tha se sot vijnë mbi 7 mijë dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksninimit.
“7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Do të vijojmë me Covaxin me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.
Ministrja tha se shtimi i infektimeve mbetet një kambanë alarmi dhe se po vijohet intesivisht edhe me testimin në pikat e testimit komunitar, duke realizuar deri tani mbi 90 mijë teste të shpejta, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Ministrja e Shëndetësisë tha se efektet e pandemisë kanë qenë të drejtpërdrejta edhe në shëndetin mendor, ku janë ofruar mbi 46 mijë seanca këshillimore për problematikat e shëndetit mendor nga Marsi, deri në këtë periudhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë