Sociale

Kalendari, si hapen të gjitha aktivitetet përveç transportit publik dhe sportit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot lehtësimin e masave në javët në vazhdim. Ajo sqaroi se fundjava do të jetë e njëjtë me rregullat e kaluara, ku orari i pensionistëve ditën e shtunë do të jetë deri në orën 10:00 dhe në nga ora 10:00 deri në 17:30 do të jetë orari i prindërve me fëmijë. Gjithashtu të shtunën do të jenë të hapura farmacitë dhe marketet, ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur.

Ministrja thekson se nga data 11 maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare. Po ashtu, nga 11 maji, të hënën, shtohen 14 zonat e gjelbra bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbra me automjet privat.

Manastirliu  tha se nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj:

  • -Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e  Shëndetësisë.
  • -Po në këtë datë do të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambientet e jashtme deri në orën 17:30.
  • -Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantinim në banesë.
  • -Prej datës 18 Maj planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.
  • Nga data 18 Maj do të lejohen me protokolle dhe masa sigurie dhe stërvitjet individuale të sportistëve në ambiente të hapura.

Sipas planit të qeverisë nëse të dhënat do të jenë të qendrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë