Sociale

Çerdhet dhe kopshtet hapen më 1 qershor

Sipas planit në tentativë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e cerdheve dhe e kopshteve publike dhe private.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila prezantoi këtë mbrëmje planin e rihapjes së aktiviteteve, që vijojnë të mbyllura prej më shumë se dy muajsh, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët ëe vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë insitucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë