Lajme

Manastirliu: Strukturat shëndetësore në gatishmëri për shkolla të sigurta nga Covid-19

Dy ditë përpara fillimit të shkollës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një mesazh për nxënësit, mësuesit dhe prindërit duke siguruar që çdo strukturë shëndetësore është e gatshme për të përballuar sfidën e Covid-19.  

"Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar", tha Manastirliu.

Manastirliu shtoi se  duhen respektuar rregullat që tashmë i dimë të gjithë. respektimin e rregullave.

Në një tjetër këshillë për prindërit Manastirliu tha se duhet të bëhen bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes, pasi duhet ta njoftoni atë  nëse ka diçka që nuk shkon te fëmija juaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë