Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë thirrje sërish në lidhje me vendimin më të ri të qeverisë për vendosjen me detyrim të maskës edhe në ambientet e jashtme pas 15 tetorit.
Nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, Manastirliu thotë se zbatimi i rregullave të vendosura do të ulë me 60% rrezikun e infektimit nga koronavirusi.
“Masat antiCOVID
Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin.
‼️Vendose #maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili #kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Pa harruar të ruash distancën dhe kujdesin për higjienën. Me zbatimin e këtyre rregullave ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID19. #BashkëJaDalim”, shkruan ministrja Manastirliu në “Facebook”.
Vendosja e maskës kudo është masa më e re e qeverisë për të shmangur mbylljen totale të vendit.
“Nga java e ardhshme maska do të jetë me detyrim kudo, në rrugë, në autobus, në makinë, përveç shtëpisë”, deklaroi kryeministri Rama në një konferencë për shtyp këtë të shtunë.
Rama shtoi se gjobat do të paguhen tek faturat e energjisë elektrike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.