Futboll

Manaj prezantohet te Barcelona B, klauzolë 50 milionë euro

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është zyrtarisht lojtar i Barcelonës B. Futbollisti lushnjar ka firmosur një kontratë deri në vitin 2023 me klubin katalanas, ndërkohë që bie në sy klauzola e tij prej 50 milionë eurosh.

Ish-lojtari i Interit ka bërë dje prezantimin me fanellën e Barcelonës dhe lajmi ka bërë bujë edhe në Itali. Manaj ka kaluar nga Albacete te skuadra B e Barcelonës, që merr pjesë në kategorinë e tretë spanjolle. Klubi katalanas e ka publikuar lajmin në kanalet zyrtare, ku jep edhe detajet e kontratës. Nëse një klub dëshiron ta blejë sulmuesin kuqezi, duhet të derdhë në arkat e Barcelonës shumën e 50 milionë eurove. Për të marrë shërbimet e lojtarit shqiptar, Barcelona pagoi tek Albacete shumën e 700 mijë eurove për kartonin.

Manaj, kur luante me Interin. Gazeta Si, 21 janar 2020

Vitet e fundit Manaj ka luajtur në futbollin spanjoll, me Granadën dhe Albaceten në kategorinë e dytë. Në të njëjtën kategori luajnë aktualisht edhe Kejdi Bare dhe Armando Sadiku, të dy me Malagën. Më parë Manaj është aktivizuar me Interin, Peskarën, Pizën dhe Kremonezen.

https://twitter.com/AlbaceteBPSAD/status/1219327511454195713
Klubi i Albacetes falënderon manajn për kontributin e dhënë. Gazeta Si, 21 janar 2020

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë