Futboll

Manaj në qendër të merkatos, Barcelona e thërret në ekipin e parë për miqësore

Emri i Rei Manajt është lakuar shumë në merkato, ku lajmet për largimin nga Barcelona kanë qenë të shumta. Por sot ai figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Koeman për miqësoren me Gimnastik. Një ftesë e papritur kjo nga ekipi i parë për sulmuesin e Kombëtares.

Ndoshta trajneri holandez ka nevojë për lojtarë, pasi grupi nuk është plotësuar ende, ose mund të jetë një strategji i klubit për të rritur vlerën e Manajt në këtë periudhë merkatoje. Manaj është përmendur për një rikthim të mundshëm në Itali, apo edhe për kalimin në skuadra të tjera në Spanjë, por ende nuk ka një pistë konkrete për të.

Lojatret e grumbulluar nga Barcelona per miqesoren me Gimnastik. Gazeta Si, 21 korrik 2021

Futbollisti lushnjar vjen pas një sezoni të mirë, ndërkohë që trajneri Edi Reja e ka një pikë fikse në formacionin e kuqezinjve. Natyrisht, aktivizimi me Kombëtaren në ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe në kualifikueset e fundit ia ka rritur kreditet sulmuesit edhe në merkato. Tani mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i tij, apo ky grumbullim me Barcelonën mund t’i ketë ndryshuar planet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë