Futboll

Manager Real Football, lind aplikacioni për të zgjedhur formacionin e ekipit

Risi absolute në botën e futbollit: një aplikacion për të zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushën dhe skemën sesi do luhet. Kjo është mundësia që Lorca, klub i kategorisë së tretë të futbollist spanjoll, ka vendosur t'u japë tifozëve.

Klubi, nëpërmjet kanaleve informative dhe profileve zyrtare në rrjetet sociale, ka prezantuar një aplikacionin, Manager Real Football, i disponueshëm në Google Play dhe Apple Store. Falë këtij aplikacioni të gjithë do të kenë mundësinë të thonë opinion e tyre në lidhje me formacionin, merkaton dhe seancat stërvitore.

https://twitter.com/LorcaFCSAD/status/1215192481249267713

Reagimet kanë qenë të ndryshme, ku disa tifozë kanë mbetur të befasuar nga lajmërimi, ndërsa të tjerë kanë provuar që tani të bëjnë formacionin. Të shohim nëse më pas trajneri do të vendosë të ndjekë këshillat e tifozëve ose do veprojë sipas mendjes së tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë