Futboll

Man.City, markë globale. 8 klube në 5 kontinente

E gjithë bota është ... City . Ose pothuajse. Marka e City Football Group bëhet gjithnjë e më globale. Kompania e krijuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2014 (me qendër në Manchester, ku menaxhon nga afër kampionët e Man City ) prej kohësh po zbaton një projekt ambicioz: krijimin dhe zhvillimin e një rrjeti botëror të klubeve, me anglezët e City në qendër të këtij projekti.  Tashmë është ndërmarrë një hap i ri në këtë drejtim: Klubi i Torque Atletico, skuadër uruguaiane, ka marrë emrin Montevideo City Torque. 

Një ndryshim simbolik, sepse në realitet Torque (divizioni i dytë uruguaian) u ble nga Football City Group në vitin 2017. Është degë e Amerikës së Jugut, të një peme që shtrihet në katër kontinente të tjera: Amerikën e Veriut, Evropë, Azi dhe Oqeani. Që udhëtimi në mbarë botën të jetë i plotë, mungon vetëm Afrika. Në Evropë, përveç Manchester City, kanw në pronësi Girona (divizioni i dytë spanjoll). Në Amerikën e Veriut është New York City FC, që merr pjesë në Mls. Australianët e Melbourne City në Oqeani. Dhe në fund, tre klubet aziatike: Yokohama Marinos (J1 League në Japoni), Sichuan Jiuniu (divizioni i tretë kinez) dhe i fundit që i shtohet listës, Mumbai City që luan në Superligën Indiane.

https://twitter.com/MvdCityTorque/status/1220125369543659520?

Harta e “Citizens” në futbollin global, tashmë është vërtet mbresëlënëse. Vlera e “City Football Group” në tregun financiar kap shifrën e 2.5 miliardë paund, një shifër e tillë, e pamendueshme deri përpara se sheikët të blinin Manchester Cityn.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë