Lajme

Mamurras, ekzekutohet me armë zjarri një 27-vjeçar

Një vrasje ka ardhur në orën 04:30 të mëngjesin e sotëm në qytetin e Mamurrasit. Është plagosur me armë zjarri  shtetasi Indrit Pepa 27 vjeç,  afër xhamisë së qytetit. Menjëherë është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Mësohet se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M.

Shtetasi i dyshuar A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras, është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë