Bota

Mali i Zi, vendi i parë në Europë për numrin e rasteve në 100 mijë banorë

Edhe pse pak muaj më parë, Mali i Zi u cilësua si vendi i parë që triumfoi mbi koronavirusin në Europë, pasi nuk shënoi asnjë të infektuar për javë të tëra, situata në vendin fqinj paraqitet kritike.

Mali i Zi renditet tanimë vendi më i prekur nga pandemia në Europë për nga numri i rasteve të regjistruara në 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të botuara nga Qendra Europiane për Kontrollin e Sëmundjeve, vendi fqinj ka një normë prej 2500 rastesh për 100,000 banorë, i ndjekur nga Armenia dhe Spanja.

Situata paraqitet serioze jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon, pasi Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 11-të me 2000 të infektuar për 100 mijë banorë, dhe Bosnja dhe Hercegovina është në vendin e 14 me 1800 raste për 100 mijë banorë.

Në bazë të këtyre jtave, Kosova është në vendin e 17-të me 915 raste për 100 mijë banorë, Shqipëria në vendin e 27-të më gati 600 raste.

Sipas shkallës së infeksionit në shtatë ditët e fundit, numri më i lartë i njerëzve të infektuar për 100 mijë banorë u regjistrua në Malin e Zi, Andorra, Republikën Çeke, Belgjikë dhe Holandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë