Ne rrjet

Mali i Zi do t’u kërkojë tampon udhëtarëve shqiptarë

Mali i Zi do t’u kërkojë të gjithë shqiptarëve një tampon përpara së të hyjnë në territorin e vendit fqinj.

Qeveria malazeze ka njoftuar se Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Izraeli, Libani dhe Singapori, janë futur tanimë në listën "e verdhë" të rrezikshmërisë nga pandemia e koronavirusit.  Të gjithë qytetarëve nga këto vende do t’u kërkohet testi i Covid-19 sipas metodës i bëri 72 orët e fundit.

Sipas një njoftimi të qeverisë malazeze, lejohet hyrja pa test vetëm për qytetarët nga Rusia, Ukraina, Kanadaja, Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Zimbabveja. Ky vendim hyn në fuqi më 7 gusht.

Mali i Zi ishte i pari që hapi më 1 qershori kufirin me Shqipërinë, duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të lëvizin lirshëm, pas më shumë se tre muajsh izolimi. Kryeministri malazez njoftoi se në qershor do të rihapte kufijtë për ato shtete që raportojnë jo më shumë se 25 raste infektimesh për 100 mijë persona. Por epidemia në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm, duke e tejkaluar këtë shifër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë