Futboll

Maldini ngre zërin: Nuk kishte garë mes nesh dhe Interit, tani duhet investuar

Gazeta Si – Drejtori teknik, Paolo Maldini, foli ashpër pas humbjes në derbin e Championsit ndaj Interit. Ish-kapiteni i ekipit kuqezi ka bërë të qartë se duhet investuar për një Milan më të fortë.

"Duhet investuar për të qenë kompetitivë me skuadrat e mëdha. Gjysmëfinalja e Championsit ishte e papritur, askush nuk e priste në fillim të sezonit se do të shkonim deri këtu. Humbja me Interin djeg. Mes nesh dhe Interit nuk pati garë. Nëse kualifikohemi në Champions sezonin tjetër, do të jepja notën 8 për këtë Milan”, - theksoi Maldini.

Nga ndeshja Inter-Milan, 1-0. Gazeta Si, 17 maj 2023

Drejtuesi i klubit kuqezi ka folur më pas me detaje për diferencën me rivalët e Interit: "Po, diferenca është reale me Interin, ndoshta këtë herë luajtëm më mirë, sepse në 4 ndeshjet e fundit nuk ka pasur garë. Nuk po arrijmë të marrim masat e duhura për ndeshje të tilla.

Milani nuk është ende i strukturuar për të garuar në dy kompeticione. Pronarët tanë e dinë mirë, është një rrugëtim që ka sjellë rezultate të mëdha ekonomike dhe sportive. Mes nesh dhe Interit kanë 3 vjet diferencë të moshës mesatare. Ne kemi lojtarë me eksperiencën e parë në këto nivele".

Në fund Maldini ka shtuar: "Nëse shkojmë në Champions, do të ishte një sezon i bukur. Milani nuk të lejon kurrë të ndihesh i ngopur. Për rinovimin e Leaos jemi në detajet e fundit. De Ketelaere nuk duhet të rritet dhe është normale. Do ishte më e thjeshtë të merrnim Dibalën, por ne kemi një ide dhe po punojmë për të ndërtuar një Milan të ri. Duhet të rrezikojmë me të rinjtë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë