Lajme

Malazezët i frikësohen një “Xhenove të dytë”

Qytetarët e Malit të Zi kanë frikë se do të përjetojnë të njëjtin fat tragjik si të Xhenovës. Ndërkohë që shpëtuesit ende po kërkojnë për viktimat e tragjedisë, në rrjetet sociale është nisur një diskutim nëse kjo fatkeqësi mund të ishte parandaluar dhe lexuesit nga Mali i Zi ndanë fotot e një ure që është në një gjendje të tmerrshme dhe pyesin veten nëse mund të presin një “Xhenova të dytë”.

Bëhet fjalë për urën Ujtin Potok, e cila ndodhet në autostradën Bar-Ulqin. Fotot e kësaj ure u botuan në një faqe në Facebook “Podgoricki Vremeplov”.

Nga fotot mund të shihet qartë se ura është e plasaritur. Pas tragjedisë në Xhenovës, malazezët janë të shqetësuar se edhe kjo urë mund të shembet dhe duke gjykuar nga komentet e lexuesve, ura ka qenë në këtë gjendje për 10 vitet e fundit.

Ura Ujtin Potok është një nga urat më të mëdha në autostradën Bar-Ulqin. Në të kalojnë qindra makina çdo ditë dhe ky numër rritet akoma më shumë gjatë sezonit të verës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë