Taksa

Malaj: ‘Paqja Fiskale’, në fuqi brenda majit

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas mbledhjes së ditës së sotme të qeverisë, në dalje për mediat, ministri i Financave, Petrit Malaj njoftoi se “Paqja Fiskale” do të hyjë në fuqi zyrtarisht, brenda muajit maj.

Ai shprehu se shumë shpejt do jenë gati aktet nën ligjore që janë negociuar edhe me ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se të gjitha proceset respektive do të përfundohen brenda muajit maj.

“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive. Ndërkohë për pjesën e fshirjes së detyrimeve tatimore dhe doganore, patjetër që ato do të jenë në linjë me ato që janë parashikuar në ligj, aktet nënligjore dhe udhëzimet janë më tepër pjesë e sqarimit se si do të bëhet procedura dhe patjetër që do të fitojnë që të gjithë tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e ligjit të faljes së detyrimeve”, tha ministri Malaj.

Paqja u miratua në fund të dhjetorit 2025 me qëllim hyrjen në fuqi në janar, por ngërçet e akteve nënligjore dhe kritikat nga ndërkombëtarët vonuan procesin. Nisma e socialistëve u cilësua nga opozita, si një nismë që legjitimon pastrimin e parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë