Motosport

Maks Vershtapen fiton në Azerbajxhan, Ferrari katastrofë

Gazeta Si - Maks Vershtapen ngjitet në shkallën më të lartë të podit në Baku. Pas tij Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, ndërsa Ferrari doli jashtë gare para gjysmës së saj.

Pobleme idraulike për Karlos Sainz, ‘power unit’ për Sharl Leklerk. Vendi i tretë për Xhorxh Rasëll dhe pas tij Ljuis Hemilton me Mercedesin tjetër.

Vershtapen gjate gares. Gazeta Si, 12 qershor 2022

Leklerk u nis mirë në semafor, por Perez e kaloi që në kthesën e parë dhe mori komandën e garës. Francezi pastaj duhej të mbrohej nga Maks Vershtapen. Kampioni në fuqi në fakt nuk arriti ta kërcënonte vërtet.

Në xhiron e 9-të doli nga skena Sainz, për shkak të një problemi teknik. Në xhiron e 15-të Vershtapen kaloi shokun e skuadrës dhe mori kryesimin. Red Bull-i i kërkoi meksikanit të mos bënte rezistencë.

Maks Vershtapen u fut në bokse pas xhiros së 19-të, duke ia lënë komandën Leklerk. Francezi fitoi 13 sekonda avantazh ndaj holandezit. Por gjërat nuk shkuan mirë për Leklerk.

Edhe Ferrari i tij braktisi garën për shkak të një problem të ‘power unit’. Ferrari jashtë pa u mbushur ende gjysma e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit.

Më pas gara ishte e stabilizuar, me Maks Vershtapen para të tjerëve. Në xhiron e 44-t Hemilton parakaloi Gaslin për vendin e 4-t. Dy makinat Red Bull para dy makinave Mercedes.

Maks Vershtapen fitoi garën e 5-të në këtë Botëror. Tashmë ai ka 21 pikë avantazh ndaj shokut të skuadrës Perez (150 ndaj 129). Leklerk mbetet në kuotën e 116 pikëve. Me podin e tretë Rasëll shkon 99 pikë.

Në Botërorin e konstruktorëve, Red Bull shkon në 279 pikë, 80 më shumë se Ferari. Mercedes në vend të tretë me 161 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë