Kuriozitete

“Makineria e akullores është prishur”. McDonald’s vihet nën hetim

Të gjithë klientët e McDonald’s e dinë problemin më të madh të kompanisë, makina e akullores dhe milkshake-ve është gjithmonë e prishur.

Në rrjetet sociale dhe në emisionet humoristike në TV, ka pasur gjithmonë shaka lidhur me këtë situatë. Përsëritja e fjalisë “makineria është prishur” ishte aq e shpeshte sa qytetarët nisën të dyshojnë nëse me të vërtetë McDonald’s ka një të tillë.

Kështu, Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA ka nisur hetimet duke kërkuar informacion mbi situatën.

Sipas McDonald’s, kjo ndodh sepse makineritë janë problematike mund të prishen dhe vetëm duke u pastruar dhe janë të vështira për t’u rregulluar.

KFT-ja dëshiron të dijë se si McDonald's shqyrton furnizuesit dhe pajisjet, përfshirë makinat e akullores dhe sa shpesh pronarët e restoranteve lejohen të punojnë në makineri.

Hetimi i Komisionit është paraprak dhe "ekzistenca e një hetimi paraprak nuk tregon se KFT ose stafi i saj ka gjetur ndonjë gjë të keqe".

Burimi: WallStreet Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë