Lajme

Makina përfundon në lumin Gjanica, humb jetën shoferi

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Ballsh, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme duke përfunduar në lumin Gjanica.

Viktima është Gramoz Isufaj nga Plugu i Lushnjes.

Mësohet se kanë qenë banorët që kanë lajmëruar policinë, pasi kanë konstatuar makinën në ujë.

Policia me të mbërritur në vendngjarje, ka bërë të mundur tërheqjen e makinës dhe të trupit

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë në makinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë