Motosport

Makina legjendare e Shumaker nxirret në shitje

Ferrari F2002 që Majkëll Shumaker çoi në fitoren e tij të pestë absolute në Formula 1 do të nxirret në ankand në fund të sezonit 2019.

Piloti legjendar që e drejtoi automjetin në disa gara në vitin 2002, duke përfshirë edhe në një nga çmimet e fituara nga Gran Priks në Francë, Austri dhe San Marino. Çmimi i nisjes së ankandit mbetet i panjoftuar, por drejtuesit e ankandit thonë se do të përcjellin një pjesë të madhe shumës për Fondacionin ‘Keep Fighting’. Ajo është një organizatë bamirëse e themeluar pasi Majkëll Shumaker mori trauma të rënda në kokë gjatë një aksidenti me ski dhe pastaj ra në koma prej së cilës ende nuk dihet nëse është zgjuar, pasi shëndeti i gjermanit është i mbuluar nga një mister i madh.

Makina Ferrari F2002 është një nga më të mirat e historisë së Formula 1, të prodhuara nga skuderia italiane. Jo më kot, në atë edicion, Shumaker u rendit në vendin e parë ose të dytë në të gjitha garat, dhe arriti të triumfonte në 11 Çmime të Mëdha. Ajo pritet të kapë çmimin më të lartë që është shitur ndonjëherë një makinë e Formula 1. Një makinë që i përkiste Shumaker, ‘Ferrari Marlboro F2001’ u shit për 7,5 mlionë dollarë në një ankand para dy viteve.

Përveç F2002, ankandi i Abu Dhabi do të vendosë një tjetër makinë italiane për shitje. Bëhet fjalë për një Ferrari F40 i restauruar që mban autografin e shoferit gjerman Sebastian Vetel. Kjo taktikë për të shitur dy makina dhe fama e madhe që ka Ferrari F2002 mund ta çojë çmimin e këtij mjeti në mbi 20 milionë dollarë shkruajnë mediet ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë