Lajme

Makina humb kontrollin në rrugë, dy viktima në Fushë Krujë

Dy persona kanë humbur jetën një aksident tragjik që kandodhur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë në fshatin Bura të Komunës Nikël.

Sipas burimeve policore, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë nga rruga, mjeti është përmbysur.

Mësohet se kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit I. Malja (i cili dyshohet të ketë pasur probleme me shëndetin) dhe L. Malja, pasagjere, ndërsa një i mtur që udhëtonte me ta ka mbetur i plagosur.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë