Politike

Majko: Shengeni më i rëndësishëm për ne, ai me Italinë

Shengeni i vogël Ballkanik duket se ka shkaktuar tensione jo vetëm mes Shqipërisë dhe Kosovës por edhe brenda kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Për Ministrin e Diasporës, zotin Pandeli Majko, Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë.

Gjatë prezantimit të një studimi të studentëve shqiptarë në Universitetin e Firences, ish-kryeministri foli gjatë për marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe Italisë, duke falënderuar edhe ambasadorin italian Alberto Cutillo, i cili ishte i pranishëm.

“Kemi dëgjuar këto kohë të flitet për shumë lloje Shengeni në rajon, por mendon se Shengeni më i rëndësishëm i Shqipërisë është ai me Italinë”, tha Majko.

Kjo deklraratë nuk duket rastësi, pasi burime për mediat thonë se në kryesinë e Partisë Socialiste dhe në mbledhjen e qeverisë, ka patur një debat jo shumë të moderuar mes Kryeministrit dhe Ministrit Majko. Ish- Kryeministri gjatë luftës në Kosovë e ka quajtur këtë një lëvizje të gabuar, që dëmton interesat e Kosovës dhe që i jep pikë vetëm propagandës serbe për fqinjësi të mirë.

Debatet kanë qenë të ashpra edhe për faktin se Rama nuk ka pranuar të marrë mendimin e Majkos. Ministri i Diasporës, qe ka qenë ne dilemë nëse duhet të bënte një deklarim publik kundër takimit të Ohrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë