Ne rrjet

Majko: Kush prek muxhahedinët iranianë, prek Shqipërinë!

Edhe pse ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut u premtoi se do ta festonin Vitin e Ri pers në Iran, anëtarërt e Rezistencës Iraniane dhe presidentja e tyre Maryam Rajavi e kanë kremtuar sërish Novruzin në Shqipëri, ku janë strehuar prej gati shtatë vitesh.

Këto festime duket se kanë bërë bashkë edhe Ministrin e Diasporës, Pandeli Majko dhe zëvendës kryetarin e Partisë Demokratike Edmond Spaho, të cilët u shprehën më të koordinuar se kurrë në qëndrimin e Shqipërisë ndaj anëtarëve të Rezistencës Iraniane, pavarësisht problemeve të brendshme mes qeverisë dhe opozitës.

Duke u uruar anëtarëve të MEK Novruzin, Majko foli për dëbimin e Ambasadorit Iranian nga vendi ynë, duke thënë se Teherani duhet të kuptojë se muxhahedinët janë nën mbrojtjen e Shqipërisë. Ministri i Diasporës dërgoi një paralajmërim të qartë për regjimin iranian, duke thënë se kushdo që prek anëtarët e rezistencës iraniane prek shqiptarët.

Pandeli Majko

“Ka momente kur çdokush mendon për kufirin që ndan të ardhmen nga e shkuara, por sot unë kam ndjenja të thella për ju dhe për marrëdhëniet e forta që ju keni me popullin shqiptar. Sigurisht herën e shkuar që isha përpara jush, fola për zyrtarët e Teheranit; me ta, Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët”, deklaroi Majko. “Kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf, dhe jemi shumë krenarë që kemi miq si ju, që kemi miq si Madamë Rajavi, gruaja e hekurt, e cila pa dyshim do të udhëheqë të ardhmen e Iranit”, u shpreh zoti Majko.

Kjo nuk është hera e parë që Ministri i Diasporës sulmon regjimin Iranian. Në një intervistë me rrjetit televiziv amerikan“Fox News”, ai dekkaroi muaj më parë se Shqipëria është kthyer në një nga objektivat kryesore të regjimit islamik pasi strehoi muxhahedinët. Majko ka rrëfyer se zyrtarët amerikanë e kishin paralajmëruar se duhet të rriste masat e sigurinë për mbrojtjen e tij. Ai ka bërë të ditur për median amerikane se kishte marrë një kërcënim me jetë. “Nuk kam frikë- u shpreh Majko- Edhe pse se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt”.

Akuza edhe të rënda erdhën nga presidentja e Rezistënës iraniane, e cila u shpreh se regjmi iranian ka planifikuar komplote terroriste në Shqipëri.

Mayram Rajavi

“Mullahët nuk kanë shans shpëtimi, edhe pse gjatë vitit të shkuar, ëndërronin të gjenin një rrugëdalje duke asgjësuar Rezistencën Iraniane.Ata planifikuan një komplot të madh terrorist kundër Rezistencës Iraniane në Tiranë dhe planifikuan të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris”, deklaroi ajo, duke theksuar se Terehani zyrtar është angazhuar në një luftë të ashpër informative ndaj anëtarëve të MEK. Vetëm brenda vitit të shkuar, të paguarit e regjimit krijuan të paktën 126 seriale dhe filma kundër MEK, të transmetuar nga televizionet shtetërore ose në kinema”, tha Rajavi.

Nga ana tjetër, Edmond Spaho garantoi mbështetjen e Partisë Demokratike për anëtarët e Rezistëncës Iraniane, duke thënë se edhe pse është në opozitë, selia blu e mbështet vendimin për dëbimin e Ambasadorit Iranian.

Edmond Spaho

“Jam i bindur se me përpjekjet tuaja, me luftën e popullit iranian, vitin tjetër do ta festojmë Vitin e Ri në një Iran të lirë. E ardhmja i përket popullit të Iranit. Pa dyshim që Irani do të jetë i lirë, me një demokraci të vërtetë e cila do të krijojë prosperitet për popullin e tij dhe stabilitet në rajon. Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste”, deklaroi Spaho. “Do t’ju qëndrojmë përkrah në përpjekjet tuaja për ta çliruar Iranin dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike.”

Ndërkohë vetë Rajavi i uroi Novruzin të gjithë iranianëve, duke deklaruar se vendi i saj duhet të qeveriset nga një qeveri e ndarë nga feja dhe që sundon falë të drejtës së votës dhe jo shtypjes.
“Gëzuar Vitin e Ri popullit të Iranit i cili ka refuzuar ta humbë shpresën ndonëse gjendet nën sundimin e errët e shtypës të mullahëve”, deklaroi duke theksuar se viti i shkuar shkundi si rrallë ndonjëherë shtyllat e regjimit iranian.

“Dyert e Iranit janë të hapura për të përqafuar një të ardhme pa shtypje, pabarazi e padrejtësi, një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, një vend që sundohet nga e drejta e votës dhe sovraniteti i popullit të vet, ku vota e popullit ka fjalën e parë dhe të fundit. Kopshti i lirisë dhe drejtësisë do ta çojë kombin tonë aq të bukur nga dimri në pranverë”, theksoi presidentja e rezistencës iraniane.

Duke folur në dhjetor për dëbimin e Ambasadorit Iranian nga Shqipëria, Rajavi tha se vendi ynë tregoi guxim. Sipas saj, udhëheqësve që sundojnë Iranin duhet t’u tregohet se “veprimtaritë e tyre terroriste në Europë e në mbarë botën do të kenë pasoja serioze.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë