Kreu i Shtetit, Ilir Meta, gjatë një vizite në Pustec është shprehur se nxitja e konflikteve nuk i shërben reformës në drejtësi.
“Nxitja e konfliktit nuk i shërben reformës në drejtësi. Vendi ka nevojë për reformë që të bazohet tek pavarësia e institucioneve të reja dhe integriteti i krijimit te tyre. Dialogu, mënyra e vetme për të zgjidhur çdo çështje në mënyrën me transparente dhe me integritet”, tha Meta.
I pyetur për komentet e kryebashkiakut Erion Veliaj pas kthimit të ligjit të Teatrit në Kuvend, Meta tha se kushdo që ka vërejtje t’i referohet faqes zyrtare të Presidencës.
“Nuk kam asnjë koment për reagimin e Veliajt. Cilido që ka vërejtje për kthimin e ligjit të Teatrit, e ftoj ti referohet faqes zyrtare të Presidentit të Republikës, pasi jam i sigurt se argumentat e dhëna bazohen vetëm në Kushtetutë, marrëveshjet ndërkombëtare, të detyruara për zbatim, si dhe legjislacionin në fuqi, duke vënë në plan të parë interesin kombëtar dhe publik”, vijoi Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.