Futboll

Magji gjermane, Borusia Dormund shuan iluzionet e Interit

Mbrëmje e madhe në “Signal Iduna Park”. Borusia Dortmund, me ndihmën e “murit të verdhë” përmbysi Interin nga 0-2 në 3-2, duke shuar iluzionet e skuadrës së Kontes për fitore në Gjermani. Magjike skuadra e Lysien Favre në pjesën e dytë, ku protagonist absolut ishte mbrojtësi i djathtë, Ashraf Hakimi, autor i dy golave. Goli tjetër u shënua nga Julian Brand, ndërsa për Interin realizuan në pjesën e parë Lautaro Martinez dhe Vesino. Duket e pabesueshme që një skuadër e trajnerit Konte të kryesojë 0-2 dhe në fund ta humbë ndeshjen. Borusia Dortmund e parakalon Interin në renditje, duke i marrë vendin e dytë me 7 pikë kundrejt 4 të italianëve.

Hakimi feston një gol ndaj Interit. Gazeta Si, 5 nëntor 2019

Barcelona është zyrtarisht në krizë. Ajo humbje me Levanten në kampionat nuk ishte thjesht një ditë e keqe për katalanasit, të cilët në Champions barazuan 0-0 me Sllavian e Pragës në “Camp Nou”. Një barazim zhgënjyes, që e mban Barcelonën në vend të parë, por janë dy pikë të sigurta të shpërdoruara. Mesi me shokë e dominuan totalisht ndeshjen, por pa mundur ta gjejnë rrugën e rrjetës. Mungesa e Luis Suarez u ndje, ndërsa trajneri Ernesto Valverde tani rrezikon shumë.

Koreografia spektakolare e tifozëve të Zenitit. Gazeta Si, 5 nëntor 2019

Një ndeshje e çmendur ishte ajo mes Çelsit dhe Ajaksit, që përfundoi 4-4. Holandezët kryesonin 1-4, por mbetën me 9 vetë në 20 minutat e fundit dhe u barazuan në 4-4 nga skuadra e Frenk Lampard. Liverpuli mundi 2-1 Genkun, ndërsa Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Salcburgut në fushën e vet. Elseid Hysaj u kthye pas dëmtimit dhe ishte në stol në këtë ndeshje. Një përmbysje të madhe bëri Valencia ndaj Lilës, nga 0-1 në 4-1.

Rezultatet e ndeshjeve të katërta në grupe
Barcelona-Sllavia Pragë 0-0
Zenit-Lajpcig 0-2
Liverpul-Genk 2-1
Napoli-Salcburg 1-1
Borusia Dortmund-Inter 3-2
Lion-Benfika 3-1
Çelsi-Ajaks 4-4
Valencia-Lilë 4-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë