Muzike

Madona vjen me albumin e “çuditshëm” Madame X

Madona do të lançojë albumin e saj të 14, në datën 14 të këtij muaji. Një album i cili është realizuar nga studio Interscope Records. Nën emrin “Madame X”, albumi ka bërë të mundur që këngëtarja të vlerësohet shumë nga kritikët, të cilët kanë përcaktuar se është e ditur se albumi i saj do të korrë sukses.
Në një vlerësim prej katër yjesh nga “The Guardian”, u cilësua se albumi ishte një ndër më të çuditshmit që ajo ka krijuar, por kjo gjë tingëllon shumë e natyrshme për suksesin e kësaj këngëtareje. Ndër të tjera përmendet se albumi do të shpërndahet në të gjithë botën.
“Gjithçka e çuditshme në këtë album është sepse ai është jashtë boshtit të këngëtares, por shumica e këngëve janë nga më të mirat që ajo ka pasur,” shprehet krijuesi i albumit Ben Beaumont-Thomas.


Gjithashtu edhe në vlerësimet e gazetës “The Times”, Madame X, cilësohet si albumi më i guximshëm që këngëtarja ka nxjerrë deri më tani.
“Ky ndoshta është edhe albumi i saj më i guximshëm. Madame X është një seri këngësh së muzikës, pop dhe latine, të cilat janë të ndërthurua mes ngjarjeve personale dhe çështjeve politike, duke transmetuar kështu këngë që në dukje paraqiten me humor ekzotik dhe çuditërisht intim. Ikur ajo k dashur të zbulojë një pjesë të fshëhtë të shpirtit të saj,” shkroi Will Hodgkinson një kritik i muzikës pop.

Pjesë e albumit do të jenë edhe këngët që Madona ka kryer me këngëtarët si Maluma, Quavo, Swae Lee dhe Anitta.
Për të promovuar albumin mendohet se këngëtarja do të nisë një turne nëpër botë. Kënga kryesore e albumit, është dueti që ajo ka kryer me këngëtarin Maluma, të quajtur “Meddllin”. Kjo këngë është transmetuar mbi 20 milionë herë vetëm në Spotify, dhe aktualisht mbetet kënga më e vlerësuar e këngëtares. Gjithashtu, edhe në kanalin e saj zyrtar ka arritur të shikohen 27 milionë herë brenda tre javësh.
Mbretëresha e Popit ka qenë kryesuesja e listave për katër vitet e fundit, duke vazhduar kështu të jetë dhe një frymëzim për yjet e ardhshëm. Në Spotify, ajo aktualisht ka mbi 13.3 milionë dëgjues në muaj, ndërsa në Instagram ka mbi ka mbi 13.8 milionë ndjekës.

 

Më Shumë