Ka ndodhur

Lushnjë, vritet me armë zjarri në lokalin e tij një 62-vjeçar. Plagoset dhe i biri

Një 62-vjeçar ka mbetur i vrarë dhe djali i tij është plagosur pas një konflikti të çastit të ndodhur pak para mesnatës në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri në lokalin e viktimës, Rako Qorri, ndërsa djali i tij, Kejdi Qorri, 31 vjeç është plagosur. I riu ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar, Sofokli Shani, 57 vjeç u konfliktua me 62-vjeçarin dhe e qëlloi me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

Drejt vendngjarjes shkuan menjëherë forcat policore, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Sofokli Shani. Atij iu sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë