Motosport

Lumturia e Rossit: Të kthehesh në podium është si të ishte një fitore

Vend i tretë dhe podiumi që i mungonte prej 17 garash “Doktorit” Valentino Rossi që, pas tërheqjes në fundjavën e kaluar, bëri një garë prej kampioni: “Jam shumë i lumtur sepse kishte kaluar shumë kohë nga podiumi i fundit e vinim nga rezultate zhgënjyese. Jam i kënaqur sepse bëmë një punë të madhe me skuadrën, të kthehesh në podium është si të ishte një fitore”.

“Është një podium shumë i rëndësishëm, sepse vjen pas një fundjave të kaluar zhgënjyese – shpjegoi Rossi -. Ndonjëherë shkon drejt problemeve që nuk janë logjikisht të shpjegueshëm, luftuam për një ndryshim, sepse ai i javëve të kaluara nuk ishte motori im.  Nga e premtja pata ndjesi të mira, u zbavita e arrita sot i ndërgjegjshëm se mund të bëja një garë të bukur. Të arrija podiumin këtu në Jerez, ku bën nxehtë e kam vuajtur në të kaluarën, më bën të jem optimist”, shtoi italiani.

Për “Doktorin” ka ende shumë punë për të bërë: “Nuk jam ende në maksimum, gabova kur mbylla trajektoren e Vinales duke e lënë të kalonte. Luftuam shumë katër ditë për të arritur atë që donim, nëse hiqja dorë do të bëja të njëjtën fundjavë si herën e fundit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë