Libra

Luljeta Lleshanaku, finaliste për PEN AMERIKA 2019

Përmbledhja poetike “Negative Space” e autores shqiptare Luljeta Lleshanaku është një ndër pesë finalistet e çmimin “PEN Amerika” për vitin 2019, në seksionin e librave të përkthyer me poezi.  I përkthyer në  gjuhën angleze  nga Ani Gjika, dhe i botuar nga Shtëpia botuese Neë Directions në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2018, nga i kandiduar,   tashmë është zgjedhur në pesë librat finalistë për Çmimin ‘PEN Amerika 2019’. Ky është libri i pestë i autores në gjuhën angleze. Vetë poetja ka zbuluar se kjo përmbledhje përfshin dy libra të botuar më herët në gjuhën shqipe “Pothuajse dje”, i botuar në vitin 2012  dhe  Homo antarcticus” , tre vjet më vonë, nga shtëpia botuese  “OMBRA GVG”.

Finalistët e Pen Amerika 2019

Pasi janë vlerësuar me disa çmime në Shqipëri si çmimi i Panairit të Librit 2013, “KULT 2013”, dhe “Albanian PEN 2016”, ky libër duket fare pranë çmimit PEN në Amerikë, ku ajo konkurron me të tjerë autorë jashtë botës anglosaksone si Ahmed Bouanani, me librin “The Shutters”, botuar nga e njëjta shtëpi botuese “New Directions”, i përkthyer në anglisht nga  gjuha frënge, polaku Jacek Dehnel me “Aperture” , argjentinasi  Juan Gelman me librin e përkthyer nga spanjishtja, titulluar “Today”  dhe belgu Henry Michaux me librin  “A certain plume” . Përkthyesja shqiptare Ani Gjika, u vlerësua me çmimin ‘English PEN’ për përkthimin dhe u botua nga shtëpi botuese ‘Bloodaxe”. Për autoren bashkëpunimi me shtëpinë botuese britanike është i dyti, ndërsa me botuesin amerikan numëron tashmë tre bashkëpunime. “Negative space” (Hapësira negative” është një nga librat e rekomanduar nga “Poetry Society”,  në Angli, Poetry Society në Amerikë, revista World Literature Today, etj.

“Përmbledhja e parë e poetes Luljeta Lleshanaku e botuar në Britani është një zbulim”, shkruan Sasha Dugdale, nga Poetry Nation Revieë. “Poezitë janë të pazakonta dhe kumbuese në këto përkthime, të mbushura me objekte dhe shpirtra, të transformuara në diçka flatruese, të ngjashme me metaforat e Shagallit... Gjuha këtu, si në prozën e Gogolit, është një mënyrë për të krijuar një jetë të re dhe një destinacion të ri, që të shpie përpara dhe jashtë kësaj bote gjysmë misterioze dhe ciklike.” Po ashtu, W. N. Herber nga “Poetry London”, e cilëson Lleshanakun si  një krijuese e talentuar e krahasimit... “Krahasimet e Lleshanakut veprojnë më tepër si një akt skicimi, duke përcaktuar koordinata të saktë në një territor, që për në, për fat, mbetet i panjohur...”

Sean O'Brienn i britanikes “The Guardian” e cilëson origjinale poeten shqiptare, duke e argumentuar shkrimin e poezive, të cilat u rezistojnë kohëve, si domosdoshmëri për t’iu kundërvënë këmbënguljen së tiranit, që u ka hequr privatësinë shtetasve të tij. Poezitë ruajnë, thotë O’Brienn  “diçka të pasundueshme, pikërisht saktësinë”. Dana Jennings nga “NewYork Times”  e përshkruan si bekim, që Lleshanaku i fton  në ngritjet dhe uljet fluturuese në pistën e shpirtit të saj.Një nga sfidat më të mëdha me të cilët përballet një autor , do të shprehej Lleshanaku, është përkthimi veçanërisht për një gjuhë të vogël si shqipja.

Këtë vit, siç ka bërë të ditur PEN Amerika, do të akordohen më shumë se 370 mijë dollarë për shkrimtarët dhe përkthyesit, vepra e të cilëve është botuar më 2018-ën, duike nisue nga veprat fiction, jo fiction, poezi, biografi, ese, shkrime shkencore, shkrime sportive, përkthime e të tjera. Vlera monetare për fituesin e  kategorisë vepra poetike të përkthyera, ku Lleshanaku është mes pesë finalistëve, është 3 mijë dollarë.

Luljeta Lleshanaku u lind më 1968 në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim, për shkak të oponencës ndaj regjimit stalinist të imponuar nga diktatura komuniste shqiptare. Aktualisht është një ndër poetet më të njohura dhe të suksesshme bashkëkohore shqiptare. Ajo ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës dhe ishte redaktore në revistën javore Zëri i rinisë. Më vonë ajo punoi në gazetën Drita. Ajo është autore e katër përmbledhjesh poezish,një volum i cili është i përkthyer në anglisht. Poezitë e saj janë një përzierje e imagjinatës me realitetin.

“Tek “Fëmijët e natyrës”, me poezitë e saj të fuqishme, Lleshanaku zbulon të shkuarën e vendit të saj, kështu e përshkruan botuesi amerikan “New Directions” , përmbledhjen poetike “Children of nature”, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 2010-ën . Ajo i risjell këto gjurmë në lidhje me veten dhe familjen, dhe zbulon se si këto ngjarje ndërhyjnë dhe ndikojnë kujtimet e saj të fëmijërisë dhe gjithë rirrëmimin e historisë. Dhimbja, vdekja, burgosjet dhe dëshira, janë disa nga temat që jehojnë thellë në poezitë e bukura të Lleshanakut, poezi që Peter Constantine i ka quajtur “klasiket bashkëkohore të letërsisë botërore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë