Futboll

Lukaku refuzon 100 milionë euro nga Arabia, pret një lëvizje nga Interi

Gazeta Si – Sulmuesi belg vlerëson qëndrimin tek Interi si opsionin e vetëm për sezonin e ardhshëm. Ofertën e Milanit nuk e ka marrë në konsideratë, por tratativat me Çelsin mbeten të komplikuara.

Një tjetër ‘Jo’ Arabisë Saudite dhe 100 milionë eurove. Romelu Lukaku nuk ndryshon mendje, as përballë një oferte të re nga emisarët e ‘Saudi Pro League’, që këto ditë po bëjnë shping në Londër. Propozimi i parë prej 25 milionësh për dy vjet është rritur në 30 milionë dhe është zgjatur edhe një vit tjetër, por kjo nuk e ndryshon vullnetin e Big Rom për të qëndruar në Europë.

Romelu Lukaku feston nje gol me Interin. Gazeta Si, 22 qershor 2023

Për karrierën e tij, në moshën 30-vjeçare, ai e sheh të parakohshëm një transferim të mundshëm në Arabi. Të paktën deri në Botërorin e 2026-ës, i fundit me Belgjikën, ai dëshiron të jetë protagonist në një nga 5 kampionatet më të fortë të Europës dhe në Champions, mundëshisht me fanellën e Interit.

Lukaku ndihet i lidhur me zikaltrit dhe qëndrimin e tij ia ka bërë të ditur Çelsit. Ai pret një akord mes dy klubeve për të qëndruar tek Interi. Çelsi dëshiron ta shesë në Arabi, si shumë lojtarë të tjerë, por belgu do Serinë A dhe me fanellën e Interit, jo të Milanit. Tani fjalën e kanë drejtuesit e klubit zikaltër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë