Futboll

Lukaku pranë Juves, Chelsea pranon shkëmbimin me Vlahoviç

Romelu Lukaku drejt rikthimit në Serinë A. Transferimi i sulmuesit belg te Juventusi kishte ngecur për shkak të Vlahovic, për të cilin bardhezinjtë prisnin një ofertë nga Paris Saint Germain.

Megjithatë situata ka marrë një tjetër kthesë, pasi Chelsea ka hapur mundësinë e një shkëmbimi mes Lukakut dhe Vlahovic, natyrisht edhe me një kompensim ekonomik në favor të bardhezinjve.

Kartoni i Lukakut vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa Juventus kërkon 80 milionë euro për serbin Vlahoviç, megjithatë udhëtimi i Giuntolit në Londër pritet të zgjidhë ngërçin.

Gjasat janë që Chelsea të japë Lukakun dhe 35-40 milionë euro të tjera në këmbim të Vlahoviç, që pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Vlen të theksohet se Chelsea ka vendosur një afat final deri të dielën për mbylljen e kapitullit Lukaku, ndaj gjasat janë që marrëveshja të arrihet brenda javës, me sulmuesin që është gati për aventurën e tretë në Serinë A, por këtë herë me fanellën bardhezi të Juventusit. (Supersport)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë