Futboll

Lukaku: Duhej të infektohej një juventin, që të ndalej futbolli?

Shëndeti mbi të gjitha, madje edhe përpara futbollit. Romelu Lukaku ka ide të qarta rreth situatës së koronavirusit dhe për sulmuesin belg pezullimi i kampionatit ka qenë zgjidhja më e mirë: “Shëndeti vjen i pari. Pse duhet të luajmë kur në botë ka njerëz që rrezikojnë jetën? Megjithatë, është e nevojshme që të dalë pozitiv një lojtar i Juventusit, që futbolli të ndalet? A është normale kjo? Jo, aspak. Më mungon futbolli, por tani ka rëndësi shëndeti i njerëzve. Çdo gjë tjetër është dytësore."

Debutimi me Interin dhe kampionatin italian ka qenë mbresëlënës: "Jetoj për të shënuar. Por jam gjithmonë i gatshëm nëse duhet të ndihmoj skuadrën. Në metrat e fundit duhet të jesh dinamik dhe të sulmosh hapësirën në momentin e duhur. Statistikat personale kanë pak rëndësi. Më pëlqente shumë Adriano, i cili ka bërë gjëra të mëdha me fanellën e zikaltërve. Kujtimet e para nga futbolli ndërkombëtar i kam nga Kupa e Botës 1998, kur Ronaldo (Fenomeni) tregoi çfarë klasi kishte.

Për momentin, futbolli mbetet në plan të dytë: "Prioritetet janë të tjera për momentin - përfundoi ai -. Ajo që më mungon më shumë është ritmi i garës, përballja me kundërshtarin, stadiumi plot, dashuria e publikut. Unë po e përdor këtë moment për të analizuar paraqitjet e fundit, në mënyrë që të përmisoi gabimet ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë