Luiza Gega nuk zhgënjen, si gjithmonë. Atletja shqiptare ka dalë e para në garën e mbrëmshme të 3000 metrave me pengesa në Tarragona të Spanjës, ku po zhvillohen Lojërat Mesdhetare. Medalje e artë dhe njëkohësisht rekord për këtë kompeticion nga Gega, e cila ka regjistruar kohën 9′ 27” 73.
Një tjetër rezultat i shkëlqyer për atleten shqiptare, që i ka dhënë medaljen e parë përfaqësueses kuqezi në Lojërat Mesdhetare. Pritej që Luiza Gega të fitonte medalje dhe ajo i ka përmbushur pritshmëritë. Luiza Gega garon gjithmonë në disiplinën e 3000 metrave me pengesa dhe më 31 maj, në “Diamond League” në Romë, ajo regjistroi kohën e saj më të mirë në këtë garë, 9 minuta e 22 të qindtat.
Rezultati më i mirë që atletja shqiptare ka arritur në karrierën e saj është ai vitit 2016, kur u shpall nënkampione e Europës në Amsterdam të Holandës. Gega ka qenë mjaft entuziaste pas garës dhe në faqen e saj ka postuar një status, ku i falënderon të gjithë për mbështetjen, duke filluar nga trajneri Taulant Stërmasi.
Statusi i Luiza Gegës pas fitores
I made it
I run for the gold medal and managed to win it.
First place and new Mediterranean Games record.
Nuk mund të harroj kurrë pa përmendur të gjithë ata që më suportojnë: trajnerin tim @taulantstermasi, familjen time, Western Union, Policia ushtarake, Koksh dhe të gjithë ju që më dërgoni urime pa fund. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!
#proud #proudalbanian #happygirl #happyrunner #finishline #tarragona #tarragona2018
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.