Futboll

Luis Enrike fluturon drejt Londrës, do jetë trajneri i Armando Brojës

Gazeta Si – Çelsi duket se ka zgjedhur Luis Enriken për stolin. Ish-trajneri i Spanjës është thirrur nga Boehli, bashkë me agjentin De La Penja. Në çerekfinale të Championsit do ketë përballë Real Madridin, ku trajneri spanjoll është shumë i urryer.

Armando Broja, sipas të gjitha gjasave, do të ketë trajner atë që ka drejtuar më parë Barcelonën, ku ka fituar gjithçka. Luis Enrike ka fluturuar drejt Londrës për të takuar pronarin e Çelsit dhe firma duket një formalitet. Lajmi ka bërë bujë, sepse Enrike do të jetë në stolin e skuadrës mike në ‘Bernabeu’ për çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve më 12 prill.

Luis Enrike. Gazeta Si, 5 prill 2023

Londinezët ishin në kërkim të trajnerit të tretë për këtë sezon, që nisi me Tuhel dhe vazhdoi me Poter. Rezultatet kanë qenë tejet zhgënjyese dhe tani i përzgjedhuri është Luis Enrike. Miku i tij, Ivan De la Penja, me të cilin ka punuar te Roma, tashmë bën agjentin e trajnerit dhe lojtarëve si Gavi dhe Ferran Torres, që është edhe i fejuari i vajzës së Enrikes.

‘Lucho’ e di mirë anglishten, është i lirë dhe është një trajner me ide të qarta. Spanjolli është plotësisht gati për aventurën angleze.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë