Taksa

Lufta tregtare me SHBA, Kina zotohet të hakmerret ndaj tarifave të rritura

Afati i mesnatës kaloi për dy superfuqitë ekonomike për të arritur një marrëveshje të mundshme. Pas kësaj do të thotë një rritje e tarifave për 200 miliardë dollarë mallra kinezë

Afati kaloi, tarifat në rritje hyjnë në fuqi

Tarifat prej 25% në 200 mld $ mallra kineze kanë hyrë në fuqi, pasi afati i mesnatës deri kur mund të arrihej një marrëveshje mes SHBA dhe Kinës kaloi.
Të gjithë janë sy e veshë ndaj tregjeve se si do të reagojnë ndaj lajmit.

Të enjten, Gao Feng, një zëdhënës i ministrisë së tregtisë së Kinës, tha se Pekini ishte e gatshme të godiste njëjtë nëse SHBA vazhdon me planin e saj për rritjen e tarifave.

Si e ka përcjellë media lajmin e kalimit të afatit të marrëveshjes mes SHBA-Kinë

"Ne shpresojmë se pala amerikane mund të takohet me anën kineze në gjysmë të rrugës për të trajtuar çështjen nëpërmjet dialogut dhe jo masave të njëanshme", tha Gao në një konferencë shtypi.

"Në të njëjtën kohë, pala kineze është plotësisht e përgatitur dhe ka vendosmërinë dhe aftësinë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime".

Tregjet e aksioneve në Azi janë të qëndrueshme

Tarifat mund të kenë nisur, por investitorët ende duket se kanë gjetur një zgjidhje të tillë që të mos reagojnë në minutën e fundit.
Indeksi kryesor i Kinës, Shanghai, është 1.5% dhe Hang Seng është gjithashtu shumë i lartë. Në Tokio Nikkei është poshtë rreth 0.8%, ndërsa Australian ASX200 është e sheshtë.

Indeksi i dollarit amerikan është i sheshtë. Monedha e Kinës, juani, është gjithashtu shumë e lartë, gjë që sugjeron se nuk ka një sasi të madhe ankthi rreth marrëveshjes pavarësisht nga kërcënimi i Pekinit për "kundërmasat".

*Burimi: The Guardian


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë