Futboll

Lufta PSG-Mbape, klubi heq imazhin e sulmuesit dhe ndalon shitjen e fanellës së tij

Gazeta Si – Lufta mes klubit të PSG-së dhe sulmuesit Kilian Mbape sa vjen dhe ashpërsohet. PSG ka hequr imazhin e futbollistit nga stadiumi ‘Parc des Princes’ dhe ka ndaluar shitjen e fanellës së Mbape në dyqanet fizike të klubit, por ende jo në ato online.

Ky është kapitulli i ri i përplasjes mes futbollistit dhe klubit parisien. Mbape për momentin po stërvitet veçmas, me të ashtuquajturit "të padëshiruar". Ai është lënë jashtë grupit, në pritje të zhvillimeve të merkatos.

Mbape po kalon nje situate absurde te PSG. Gazeta Si, 9 gusht 2023

Lojtari nuk e ushtroi të drejtën e rinovimit, që mund ta bënte deri më 31 korrik. Ai ka refuzuar po ashtu edhe ofertën faraonike nga Arabia Saudite dhe synon që të largohet me parametra zero në 2024-ën. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta angleze ‘The Sun’.

PSG kërkon 250 milionë euro për yllin e saj, një shifër që për momentin në Europë nuk mund ta ofrojë askush. Real Madrid, klubi që duket i destinuar për të ardhmen e sulmuesit francez, aktualisht po luan në ‘mbrojtje’. Drejtuesit madrilenë janë të ndërgjegjshëm për faktin se sa më shumë kalon koha, aq më shumë shfryhen edhe pretendimet financiare të PSG-së.

Një lamtumirë me parametra zero do të ishte e papranueshme për Al-Khelaifin. Do të ishte një dëm i madh ekonomik, pas shifrave monstruoze që janë investuar për kartonin (180 milionë euro) dhe pagën e sulmuesit.

PSG ka fshirë nga fotoja zyrtare edhe Marko Verratin dhe Nejmarin, që do të thotë se mesfushori dhe sulmuesi janë në shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë