Njerez

Lufta për të pasur gjithmonë akses në internet

Në vitin 2013, Mark Zucerberg shkroi një dokument me 10 faqe ku përshkruante idetë tij për komunikimin mes njerëzve, të titulluar “A është komunikimi një e drejtë njerëzore”.
Ai përmbante një propozim për mënyrën se si ne mund të lidhim komunikimin e të gjithë njerëzve në botë nëpërmjet kompanive të teknologjisë. Plani i Zucerbergut përfshinte zgjerimin e eksesit në rrjetet ekzistuese të telekomunikacionit, por edhe zhvillimin e teknologjive të reja. Gjithçka, kjo për komunikimin. Gjysma e popullsisë sot jetojnë pa internet, gjë e cila kufizon njohuritë e tyre, shërbimet financiare, angazhimin politik dhe mundësinë për të folur lirshëm me këdo. Pesëdhjetë vjet pasi lindi interneti dhe kompjuterët, bota gjithnjë është rrezikuar nga dezinformimi dhe nga mungesa e vazhdueshme e internetit.
Joshua Franco, zëvendës drejtor në organizatën Amnesty Tech, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregon se kjo praktikë është në rritje.

“Në rajonin perëndimor dhe atë qendror të Afrikës kemi gjetur 12 raste, të ndërprerjes së qëllimshme të internetit në vitin 2017, 11 në vitin 2016 dhe 20 në vitin 2018. Frika jonë është që, kjo qasje do të vazhdojë e të rritet,” shtoi ai.
Ai shprehet se një ndër justifikimet më tipike, për ndërprerjen e internetit është për të frenuar sulmet terroriste. Për shembull si ngjarja e kishave në Sri Lanka, ku autoritetet ndërhynë duke bllokuar internetin, për të parandaluar përhapjen e dezinformatave e panikut.
“Ne shohim më shumë ndikim, se sa motivim për të mos përhapur panik. Fakti që ndërprerja e internetit është rastësi, na bën të dyshojmë se është një mënyrë për të shuar fjalën e lirë,” shprehet Franco.
Bllokimi i internetit është një metodë që po përqafohet edhe nga qeveria ruse, e cila ka kohë që ka krijuar një “internet të personalizuar”, ku qeveria do të ketë në kontroll çdo informacion për shtetasit e saj. Gjithashtu, edhe Kina po vepron në të njëjtën procedurë, përpos faktit që hera herës tenton të kontrollojë edhe informacione nga qeveri të tjera.

Kjo tendencë po vazhdon edhe në kombet liberale. Një direktivë e të drejtave të autorit të miratuar nga BE këtë vit, detyron operatorët në internet të instalojnë filtra që automatikisht do të heqin përmbajtjen që konsiderohet e paligjshme.
Dy vjet pasi krijoi faqen e Facebook ,Zuckerberg u paraqit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të përsëritur se "interneti u përket të gjithëve dhe është e drejtë njerëzore”.
Ka pasur një sërë ekspertësh që nuk janë pajtuar me këtë mendim, pasi nuk e shohin internetin si një e drejtë njerëzore, por një dëshirë individuale. Për dekada të tëra, ata kanë ndryshuar një sërë ligjesh për sa i përket internetit dhe informacioneve që gjejmë në të. Për shembull ata kanë ndaluar përhapjen e muzikës së vjedhur, informacionet që promovojnë pornografinë e fëmijëve, propagandën terroriste, gjuhën e urrejtjes, por problemi qëndron në faktin se të gjithë kanë ide të ndryshme për faktin se cilat janë informacionet jo legjitime. Ky nuk është vetëm një diskutim për kombe të ndryshme.
“Standardet e komunitetit në Facebook ose politikat kompanive teknologjike nuk mund të zëvendësojnë Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut,” thotë Franco.
Fondacioni World Wide Web është një organizatë jofitimprurëse që synon të mbrojë të drejtën e njerëzve për të pasur akses në internet.

“Është vërtet sfiduese për hartuesit e politikave që të pajtohen me atë që gjendet në internet. Kontrata për Ueb është për t'u siguruar që uebi është i arritshëm për të gjithë,” thotë Emily Sharpe, drejtore Fondacionit. "
Në gjashtë vitet që kur Zuckerberg filloi të nxiste njerëzit të komunikonin me njëri tjetrin, përpjekja për ta sjellë botën më afër internetit ka qenë zhgënjyese.
"Që prej kohës kur u krijua ne e kemi parë internetin si një e drejtë njerëzore. Por, entuziazmi fillestar i inovacionit shpesh e kalon potencialin e dëmtimit që mund të parqesë. Kështu ne po krijojmë një kontratë që do t'i udhëzojë politikëbërësit, në krijimin e rregulloreve që balancojnë nevojën për të zbutur dëmet në internet me përmbushjen e të drejtave të njeriut në internet,” shprehet Shape. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë