Lajme

Lufta ndaj krimit, ministri Lleshaj zbarkon në Gjirokastër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme zbarkoi në Gjirokastër. Atje ai ka mbajtur një takim me efektivët e policisë në Drejtorinë e Gjirokastrës.

Takimi është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk dihen porositë e ministrit Sandër Lleshaj për efektivët e policisë atje.

Pas marrjes së detyrës, ministri i Brendshëm ka vizituar drejtoritë më të rëndësishme të policisë në vend, ndërsa fokusi kryesor ka qenë intensifikimi dhe goditja e grupeve të rrezikshme.

Lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, identifikimi dhe goditja e paligjshmërisë kanë qenë disa nga temat që ministri i Brendshëm ka diskutuar me drejtuesit e policive vendore, si Shkodër, Durrës, Lezhë, Elbasan, Tiranë dhe së fundmi në Gjirokastër.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë