Lajme

LSI, Vasili: Kriza e qeverisë ka arritur në stacionin e fundit!

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar punën e qeverisë Rama duke u shprehur se kriza është pa kthim.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Vasili shkruan se qeveria është pa prioritete, pa vepra, pa asnjë ideologji dhe po zhbën çdo premtim elektoral.

“E bazuar mbi negativizmin, logjikën e dënimeve, që mbjellin frikë, rrënuese e optimizmit, mosmarrëse e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e dështimeve,e paaftë të drejtojë dhe e dorëzuar tek PPP korruptive, qeverisja sot është shndërruar në problemin madhor të frenimit të ekonomisë së vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, që thellohet rrezikshëm drejt një konflikti violent social”, shkruan ndër të tjera deputeti i LSI.

Më tej ai shton se pa prioritete, pa vepra, pa asnjë ideologji, me zhberjen e çdo premtimi elektoral dhe çdo angazhimi në programet e saj të qeverisjes, e asfiksuar nga korrupsioni dhe paratë e pista, qeverisja ka arritur me shumë shpejtësi në stacionin e fundit.

“Pa asnjë identitet sektorial të qeverisjes, me një varfëri të mjerë të personaliteteve, me mungesën ulëritëse të profesionalizmit, me shitjen thjesht të imazheve pa asnjë përmbajtje, recituese bajate e shtufit propagandistik, qeverisja sot është në fundin e saj pa kthim, vijon Vasili. - E bazuar mbi negativizmin, logjikën e dënimeve, që mbjellin frikë, rrënuese e optimizmit, mosmarrëse e përgjegjësive dhe justifikuese bajate e dështimeve, e paaftë të drejtojë dhe e dorëzuar tek PPP korruptive, qeverisja sot është shndërruar në problemin madhor të frenimit të ekonomisë së vendit dhe shkaktarja e vetme e një varfërie eksplozive, që thellohet rrezikshëm drejt një konflikti violent social”, shkruan Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë