Lajme

LSI shpjegon pse e bojkotoi Kuvendin

Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, në lidhje me bojkotin që i bënë sot Kuvendit. Ai theksoi se mungesa e LSI në seancën e sotme ishte për falsifikimin e votave që iu bë deputetit të tyre.

Gjithashtu ai u shpreh se është kundër miratimit të projektligjit për prokurorët dhe gjyqtarët.

“Në thelb është fakti që në mungesë të KLGJ dhe KLP kërkojnë që ne të kthehemi 180 gradë pas që t’i japim të drejtën KLD. Unë personalisht dhe në emër të grupit të LSI nuk kam pranuar që të votoj nenin 1, që t’i japim edhe njëherë mundësi KLD, këtij këshilli të anetemuar nga ne dhe ndërkombëtarët nga emërimet nepotike. Këtij këshilli i propozova 44 gjyqtarë për shkarkim, por nuk më mbështeti, po ashtu edhe ministres aktuale të Drejtësisë. Si mundet t’u japim mundësi këtyre anëtarëve të KLD, llumi i drejtësisë, që t’u kërkojnë ndere magjistratëve. Unë personalisht dhe grupi i LSI nuk mund të votojmë nenin 1, pra 160, që ka të bëjë me emërimin e studentëve magjistratë. Ligji i vjetër parashikonte që shkarkimit ti bënte prokurorja e përgjithshme, por ajo që do i emërojë sot do u kërkojë votën më vonë. Në komisionin e ligjeve që numri 25, të shkonte në 50 në shkollën e magjistraturës, pasi një pjesë e gjyqtarëve do të largohen. Por u hoq viti akademik 2018-19, pasi nuk duan që reforma të ecë para, nuk duan të krijohet KLGJ dhe KLP. Frika nuk është e opozitës, por e shumicës, janë ministrat e shumicës që janë vendosur para drejtësisë”, u shpreh deputeti i LSI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë