LSI kërkon rikthimin e hetimit ndaj Kryeministrit Edi Rama, për deklaratat e bëra gjatë fushatës elektorale në vitin 2017, ku kërkoi përfshirjen e punonjësve të policisë në fushatë pasi të mbaronin orarin zyrtar të punës.
Prokuroria e Përgjithshme ndërpreu hetimet, pas ndjesës që kërkoi Kryeministri, por LSI ankimoi vendimin e saj në Gjykatën e Lartë, për mosfillimin e procedimit penal ndaj Ramës.
Gjykata e Lartë ia kaloi çështjen Gjykatës së Beratit, pasi Kryeministri bëri deklaratën gjatë një takimi elektoral në Kuçovë.
Në datën 16 maj në orën 11:00 do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Beratit ndaj kërkesës së LSI për rinisjen e hetimeve ndaj Kryeministrit Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.