Përqafime, lot, mall dhe emocion… Një ushtar shqiptar, i cili sapo është kthyer nga misioni në Afganistan ka surprizuar nënën e tij, pasi është kthyer nga misioni ushtarak dhe i dalë përballë tek vendi i punës së saj. Videoja tejet emocionuese është publikuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga Batalioni i II i Këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan ministrja Olta Xhaçka. E ëma e ushtarakut e habitur nga prania e të birit i drejtohet “Uau, bir, unë të dija në Turqi ty”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.