Bota

Londra pranon apelin kundër ekstradimit të Julian Assange në SHBA

Gazeta Si - Për momentin, Julian Assange shpëton nga ekstradimi në Shtetet e Bashkuara. Ose të paktën ai fiton të drejtën të përpiqet ta shtyjë atë.

Gjykata e Lartë në Londër pranoi kërkesën e themeluesit të WikiLeaks, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara duhet të japin garanci më të mëdha.

Që nga viti 2018, prokurorët amerikanë janë përpjekur të gjykojnë Assange, 52 vjeç, me 18 akuza, të gjitha përveç njërës sipas Aktit të Spiunazhit, për publikimin e dokumenteve të klasifikuara ushtarake amerikane dhe kabllogrameve diplomatike në WikiLeaks.

Në SHBA - sipas avokatëve të Assange - hakeri australian rrezikon deri në 175 vjet burg. Assange aktualisht është i ndaluar në një burg britanik të sigurisë maksimale, në Belmarsh, ku mbahet që nga viti 2019.

Sipas gruas së tij, Stella Moris dhe avokatëve të tij, ai është në rrezik për të vdekur dhe mund të kryejë vetëvrasje.

Avokatët e themeluesit të WikiLeak,s kërkuan në shkurt që të mund të apelonin në Gjykatë kundër ekstradimit, sepse ishte i motivuar nga faktorë politikë.

Në vendimin e tyre, dy gjyqtarë të nivelit të lartë, Victoria Sharp dhe Jeremy Johnson, u dhanë autoriteteve amerikane mundësinë për të ofruar "garanci të kënaqshme" në veçanti për Amendamentin e Parë të SHBA - pra për lirinë e shtypit - dhe për zbatimin e dënimit me vdekje duke qenë se në teori Assange akuzohet për krime që kërkojnë dënim me vdekje.

Nëse këto garanci nuk jepen, Assange do të lejohet të apelojë. Një seancë tjetër është caktuar për 20 maj. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se zbulimet e WikiLeaks kanë vënë në rrezik jetën e agjentëve të saj.

Mbështetësit e shumtë të Assange, e përshëndesin atë si një hero anti-establishment të persekutuar, pavarësisht se ishte gazetar, për ekspozimin e keqbërjeve të SHBA-së dhe krimeve të supozuara të luftës.

Prokurorët e Uashingtonit gjithashtu akuzojnë Assange se ka publikuar "pa dallim dhe me vetëdije" emrat e burimeve dhe jo opinionet e tij politike.

Megjithatë, administrata demokrate e Joe Biden sigurisht nuk është e interesuar të merret me një çështje kaq të mprehtë.

Ditët e fundit “Wall Street Journal” ka publikuar zbulime sipas të cilave është arritur një marrëveshje mes avokatëve të Assange dhe Departamentit Amerikan të Drejtësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë