Politike

Londra nis gjyqin ndaj Sali Berishës, shqyrtohet kërkesa kundër shpalljes ‘non grata’

Në Londër ka nisur punën Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit, që do të shqyrtojë apelimin e Sali Berishës ndaj vendimit të vitit 2022 të Home Office që e shpalli atë "non-grata".

Ky është aplimi i parë publik dhe i njohur i këtij lloji. Berisha pretendon se akuzat për lidhje me krimin dhe për korrupsion, të cituara në dosjen që është shpallur non grata janë të pavërteta.

Berisha pretendon gjithashtu në padinë e ngritur në Britaninë e Madhe, se Edi Rama kishte dijeni paraprakisht për urdhrin e përjashtimit dhe madje e kishte shpallur atë në Kuvendin e Shqipërisë, edhe para se ai vetë të ishte njoftuar për vendimin e Sekretarit të Brendshëm.

Ekipi ligjor i Berishës përbëhet nga avokatët Fergus Randolph dhe zyra e këshillimit igjor, ‘Zaiëalla and Co’. Seancat dëgjimore me argumentet pro dhe kundër vendimit të Home Office pritet të zgjasin deri të premten.

Sali Berisha u shpall fillimisht non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përfshirje në korrupsion madhor dhe ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Pak muaj më vonë të njëjtën gjë bëri edhe Britania e Madhe, por duke cituar edhe lidhje me krimin.

Ekipi mbrojtës i Berishës në Londër pretendon se vendimi i shpalljes së tij non grata është bazuar te artikuj të mediave dhe akuzave të kundërshtarëve të tij politikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë