Nuk është më sekret që Dani Olmo është “xhevahiri” që pëlqehet nga gjysma e Europës. Gjatë gjithë vitit 2019, emri i tij është përfolur si një nga objektivat kryesorë të klubeve më të mëdha të Serisë A, si Juventus, Milan dhe Roma, por jo vetëm. Mesfushori 21-vjeçar nga Trrasa pëlqehet gjithashtu edhe në Spanjë, në vendin e tij. Lojtari i Dinamos së Zagrebit, i cili është rritur te të rinjtë e Espanjolit dhe pastaj të Barcelonës, është vlerësuar me çmimin “Lojtari më i mirë i Ballkanit” për vitin 2019.
Olmo, i cili me Dinamon e Zagrebit është i impenjuar në Champions League, në grupin e Atalantës, shpreson të kualifikohet në fazën tjetër me klubin kroat, ose të paktën të zërë vendin e tretë për ta vazhduar aventurën europiane në Europa League. Gjthashtu, vëmendja e tij është edhe te kombëtarja spanjolle. Ish-trajneri Robert Moreno e grumbulloi dhe Olmo debutoi në nëntor me fanellën e Spanjës, e kualifikuar për në fazën finale të Europianit 2020. Tani Dani Olmo kërkon të bindë edhe Luis Enriken për t’i besuar një vend në këtë kompeticion.

Triumfi në Europianin e 21-vjeçarëve me Spanjën është një plus i madh në CV-në e mesfushorit, vlera e të cilit është gjithmonë në rritje dhe Dinamo e Zagrebit po fërkon duart. Për të ardhmen ka kohë, por e sigurt është se ndoshta në verë spanjolli do të veshë fanellën e një klubi të madh në Europë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje