Ne rrjet

Lojrat e fatit më pak taksa se punëtorët?!

Në Shqipëri mbetet ende i hapur dhe mjaft i nxehtë debati për taksat. Është bërë mëse njëherë e qartë me shembuj se Rilindja e ka deformuar sistemin e taksave me pretendimin se po ndihmon që barra fiskale të jetë më e lehtë për të më të varfrit dhe pesha të rëndojë nga më të pasurit.

Në një intervistë në Top Show, në Top Channel kryeministri Rama tha se nuk ka asgjë të keqe  që të punësuarit me paga të larta ta kenw tatimin mbi të ardhurat deri në 23 për qind për pagat. Por pedagogu u ekonomisë  Enea Janku shkruan në profilin e tij në Facebook se taksat e reja  janë deformim i keq dhe se ky sistem po favorizon në fakt më të pasurit. Zoti Janku sjell shembuj konkret:

 

Më Shumë