Politike

“Loja” e re mes Ramës dhe Bashës për dështimin e negociatave

Dorëheqja e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev për shkak të refuzimit të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian ka risjellë edhe një herë përplasjet mes dy rivalëve politikë në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të deklaronte nga selia e PD-së në ora 11:00 se shkaktari për refuzimin e negociatave ishte Edi Ramën, e jo siç pretendon kryeministri se refuzimi erdhi si rezultat i luftës së brendshme mes liderëve europianë.
E për këtë Basha kërkoi plotësimin e standardin të vendosur nga Zaev, pra çuarjen e vendit në zgjedhjet e parakohshme. Që prej kësaj deklarate do të niste lufta me citate dhe me shkëmbime deklaratash ndërmjet Ramës dhe Bashës.
I pari do ta niste kryeministri që do t'i kundërpërgjigjej kërkesë së opozitës fillimisht duke përmendur deklaratat e liderëve europianë dhe duke i krahasuar me qëndrimet e Bashës. Fillimisht do ta niste me një deklaratë të presidentit Donal Tusk, i cili shprehej se "Nuk pati unanimitet për negociatat! Nuk është faji i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!". Në krah të kësaj thënie do të ishte deklarata Bashës: "Vendimi për negociatat është dështim i qeverisë shqiptare".

Postimi i parë krahasues i kryeministrit Edi Rama në Facebook


Nuk do të vononte edhe reagimi i Bashës që do të shprehej se Rama është fajtor për këtë dështim. "Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar. Kujt do t'ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t'ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë", do të shkruante kryedemokrati në rrjetet sociale.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1186268824032727042


Nuk do të vononte as më shumë se gjysmë ore, kryeministri do t'i përgjigjej sërish po me të njëjtën mënyrë, kësaj herë duke i nxjerrë një tjetër thënie, atë të kryeministrit italian Giuseppe Conte se "Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave".

Postimi i dytë i kryeministrit Edi Rama në Facebook


E loja e postimeve mes dy rivalëve politik nuk do të ndalej me kaq, pasi Basha do të përgjigjej sërish nëpërmjet Twitter, duke "Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë t'i mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi", do të shprehej Basha.
Rama nuk do të ndalej duke iu rikthyer lojës sërish, duke i vendosur përballë kryedemokratit thënien e kancelares Angela Merkel. "Më vjen shumë keq për këtë qëndrim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtimet patjetër që duhet t'i mbajmë ato. Nuk do t'i kthejmë shpinën vendeve ndërkohë që kemi bërë premtime", është deklarata e Merkel, pjesa e shkëputur nga Rama dhe e vendosur përballë deklaratës së rivalit të tij politik

Postimi i tretë i Ramës, me kancelaren Merkel

.
Loja e deklaratave nuk do të ndalej, por kësaj here me kundërpërgjigjen e Bashës ndaj Ramës po me të njëjtën mënyrë, duke i vendosur Ramës katër liderëve europianë për të cilën kryeministri ia kishte "përplasur fytyrës", por duke shtuar qëndrimin e presidentit të Francës, Emmanuell Macron, i cili ishte lideri europian që vendosi veton kundër çeljes së negociatave. Kjo si për të plotësuar dhe pjesën e munguar të lojës "puzzle" të plotësimit të figurave. "I mbështes 100 %. Ata janë pro Shqipërisë, por refuzojnë Ramën", shkruan Basha në Twitter.

Postimi i Bashës si kundërpërgjigje ndaj Ramës

Por nuk do të ndalej me kaq, pasi kryedemokrati do t'i kujtonte Ramës qëndrimet e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që jepte cuarjes së vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke shkruar me ironi një postim vetëm me hashtagun #ediramanocomment.
Thënia e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut, që Rama nuk ka për ta zgjedhur asnjëherë për propagandën e tij, është: “organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vertet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë.”


"Duke përdorur thënien për zgjedhje të parakohshme të Zaevit apo thëniet e udhëheqësve europianë për mbështetjen e Shqipërisë, kreu i opozitës po i djeg kryeministrit një mjet për te justifikuar mungesën e dorëheqjes prej tij, megjithëse shumë vende anëtare të BE, siç tha presidenti Makron, ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë", thuhet në reagimin e PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë