Politike

Loboi për takimin e djalit të Trump me Ramën në Tiranë? Trump Jr riposton përgjigjen e Grenell: Është gënjeshtër

Richard Grenell me anë të një postimi në platformën X ka mohuar lajmin se ishte planifikuar një takim mes Trump Jr. dhe Ramës, i lobuar nga Grenell.

Në postimin e tij, Genell thotë se ky lajm është një gënjeshtër totale dhe ka kërkuar të korrigjohet menjëherë ose të fshihet.

Postimi i bërë nga Grenell u shpërnda në platformën X dhe nga Donald Trump Jr.

“E kuptoj që jeni disa ditë larg një zgjedhjeje të rëndësishme. E kuptoj që emocionet janë të larta. Zgjedhjet tuaja i kam parë në heshtje nga anash, sepse Shqipëria është një aleate e rëndësishme dhe e besuar e Amerikës në NATO (dhe një nga vendet e mia të preferuara për të vizituar dhe për të pushuar). Por kjo histori nga media juaj është një gënjeshtër TOTALE. Duhet të korrigjohet menjëherë dhe të hiqet nëse ju interesojnë faktet”, thuhet në postim.

Sipas një lajmi të publikuar online Grenell është përpjekur që të përfshijë në axhendën e djalit të presidentit Trump edhe një vizitë ku të takonte kryeministrin Rama por që është anulluar.

Kjo solli edhe reagimin e kryeministrit Rama nga një takim elektoral, ku tha se “kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp. Se në fund të ditës, atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë